Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes.

Në aksident janë përfshirë një automjet pasagjerësh Mercedes me targa të Kumanovës, i drejtuar nga një 24-vjeçar dhe një skuter elektrik i drejtuar nga i mituri.

Pas aksidentit, i mituri është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë, ku një mjek e ka konstatuar të vdekur.

Policia njofton se shoferi i makinës është marrë në paraburgim në orën 21:20. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: