Hungaria ka dënuar sulmin rus me dron në Rumani. Kryeministri i ri i Hungarisë, Peter Magyar dënoi me fjalët më të ashpra incidentin e natës së kaluar në Rumani, duke shprehur solidaritetin e vendit të tij me popullin rumun.
“Sulmi i djeshëm me dron rus thekson edhe një herë se uniteti i Evropës dhe NATO-s është më i rëndësishëm sot se kurrë më parë”, tha ai.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ish-kryeministrik Viktor Orban. Ai theksoi se ky incident përforcon faktin se lufta përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për vendet fqinje.
Orban ndër të tjera i kërkoi administratës së re në Budapest të përmbahet nga ndërmarrja e çdo hapi drejt politikës pro-luftës të mbështetur nga pjesë të Evropës.
Droni rus goditi një pallat apartamentesh në Rumani, duke shkaktuar zjarr dhe duke plagosur dy persona. Incidenti ndodhi të premten në qytetin lindor të Galatit -pranë kufijve lindorë të Rumanisë me Ukrainën dhe Moldavinë.
Shërbimet e emergjencës së Rumanisë thanë se e gjithë ngarkesa shpërthyese e dronit shpërtheu dhe shkaktoi zjarr në katin e 10-të të ndërtesës së apartamenteve.
Dy persona morën trajtim mjekësor për gërvishtje dhe rreth 70 persona u evakuuan ndërsa zjarri u shua.
The post Magyar dënon sulmin me dron në Rumani, reagon edhe ish-kryeministri Orban appeared first on Euronews Albania.
