Ministria e Jashtme e Rumanisë thërret ambasadorin rus, pas sulmit me dronë, ku u plagosën dy persona

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ministria e Punëve të Jashtme e Rumanisë thirri ambasadorin e Federatës Ruse në Bukuresht, pas incidentit ku një dron u rrëzua mbi një ndërtesë banimi në Galaçi.

“Siguria e Rumanisë mbetet prioriteti ynë absolut. Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se droni i rrëzuar në Galaçi është me origjinë ruse”, thuhet në deklaratën zyrtare të autoriteteve rumune.

Sipas MPJ-së, vendimi për thirrjen e ambasadorit rus u mor për shkak të seriozitetit të incidentit, ndërsa pala rumune pritet të komunikojë zyrtarisht pasojat dhe qëndrimin e saj diplomatik lidhur me ngjarjen.

The post Ministria e Jashtme e Rumanisë thërret ambasadorin rus, pas sulmit me dronë, ku u plagosën dy persona appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: