Sulmi rus në Rumani, Zelenskyy: Duhet të shtohet presioni ndaj Rusisë që lufta të mos zgjerohet

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy i ka ofruar ndihmë Rumanisë në çfarëdo mënyre që është e nevojshme, duke i nxitur partnerët evropianë të shtojnë presionin ndaj Rusisë në mënyrë që lufta të mos zvarritet ose zgjerohet.

Ai shtoi se droni që goditi një bllok apartamentesh në Galați ishte pjesë e një sulmi më të gjerë në rajonin jugor të Odesës në Ukrainë, i cili kufizohet me Rumaninë.

“Ne mbështetemi te masat e reja të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë që të jenë vërtet të forta dhe ta bëjnë Rusinë të ndiejë se sulmet e saj nënkuptojnë humbje të konsiderueshme për vetë Rusinë. Kjo do të ishte e drejtë. Faleminderit të gjithëve që ndihmoni në mbrojtjen e jetës”, tha ai.

The post Sulmi rus në Rumani, Zelenskyy: Duhet të shtohet presioni ndaj Rusisë që lufta të mos zgjerohet appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: