PSG fiton Champions League për të dytin vit radhazi, triumfon ndaj Arsenalit me penallti

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Paris Saint-Germain ka shkruar sërish historinë në futbollin europian, duke fituar trofeun e UEFA Champions League për të dytin vit radhazi.

Kampionët e Francës mposhtën Arsenal me rezultatin 4-3 pas goditjeve të penalltive, në një finale dramatike që u zhvillua deri në momentet e fundit.

Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, ndërsa as 30 minutat shtesë nuk prodhuan fitues. Arsenali kaloi i pari në avantazh, por parisienët reaguan dhe rikthyen ekuilibrin, duke e çuar sfidën drejt ruletës së penalltive.

Nga pika e bardhë, lojtarët e PSG-së u treguan më të saktë, ndërsa një pritje vendimtare e portierit francez vulosi suksesin e skuadrës së drejtuar nga Luis Enrique.

Me këtë triumf, PSG konfirmon dominimin në futbollin europian dhe bëhet një nga ekipet e rralla që arrin të mbrojë titullin e Champions League në dy sezone radhazi.

The post PSG fiton Champions League për të dytin vit radhazi, triumfon ndaj Arsenalit me penallti appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: