Gazetari nga Presheva: Në Serbi do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ja çfarë e ka trembur Vuçiç

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Valon Arifi, gazetari dhe aktivisti nga Presheva, ka folur në Balkan Talks me Franko Egro në Euronews Albania lidhur me protestat në Serbi. Sipas tij, do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme ose në verë ose në vjeshtë. Nga ana tjetër, Arifi ka treguar edhe mbi taktikën e mundshme që do të përdorin studentët për të hyrë në zgjedhje.

“Ky tubim është parë edhe si fillim i fushatës parazgjedhore në Serbi, sepse një gjë është e sigurt që Serbia, o në verë o në vjeshtë të këtij viti, ka zgjedhje të jashtëzakonshme. Pritet që disa parti opozitare të mbështesin listën e studentëve ose të dalin me listën e tyre. E gjitha që është më e favorshme dhe më e pritshme është kjo e para, ku të përkrahin lëvizjen e studentëve. Po u përfshinë në listat e tyre zgjedhore, por duke përkrahur të gjithë qytetarët që të votojnë listën e studentëve. Kjo e ka frikësuar edhe Vuçiçin”, tha gazetari.

The post Gazetari nga Presheva: Në Serbi do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ja çfarë e ka trembur Vuçiç appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: