Aksident i rëndë në Francë! Kamioni përplas 23 makina, 37 të plagosur 

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një aksident i rëndë u regjistrua të martën pasdite në qytetin Antibes në Francë, kur një kamion humbi kontrollin dhe u përplas me të paktën 23 makina. 37 persona janë plagosur nga përplasja, përfshirë tre oficerë policie.

Shoferi i kamioni dyshohet se ka zënë në gjumë në timon dhe ka shkaktuar aksidentin. Autoritetet arrestuan shoferin në vendin e aksidentit.

Shumë automjete kanë pësuar dëme të rënda materiale. Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar për ata që kanë mbetur të bllokuar në automjetet e tyre. Deri më tani, nuk ka raportime për viktima. 40 zjarrfikës me 18 automjete, ambulanca dhe forca policie nxituan në vendngjarje.

The post Aksident i rëndë në Francë! Kamioni përplas 23 makina, 37 të plagosur  appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: