Policia e Kosovës ka vënë në pranga tre persona pas një grabitjeje të raportuar më 1 qershor në qytetin e Gjakovës. Mësohet se një i mitur është sulmuar dhe i është marrë një shumë parash.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, kur i mituri, pas një përleshjeje fizike është sulmuar me një thikë nga tre persona të dyshuar.
I mituri është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjakovë ka arritur më 2 qershor të arrestojë tre të dyshuarit, dy të mitur dhe një të rritur.
The post I morën paratë dhe plagosën me thikë të miturin në Gjakovë, arrestohen tre persona appeared first on Euronews Albania.
