Parlamenti Europian ndryshon motorin e kërkimit, heq Google duke e zëvendësuar me platformën franceze

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Parlamenti Europian pritet të zëvendësojë motorin e kërkimit Google me platformën franceze Qwant në kompjuterët e tij të brendshëm, në një hap që synon forcimin e sovranitetit dixhital dhe mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve.

Sipas një raporti të Politico, ndryshimi do të hyjë në fuqi nga e enjtja dhe do ta bëjë Qwant motorin e parazgjedhur të kërkimit për stafin dhe ligjvënësit e institucionit.

Në një komunikim të brendshëm, zyrtarët e Parlamentit Europian kanë theksuar se vendimi është në përputhje me angazhimin e institucionit për sovranitetin dixhital dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Qwant është përshkruar si një motor kërkimi evropian i fokusuar në privatësi, i cili nuk gjurmon aktivitetin e përdoruesve dhe nuk mbledh të dhëna personale.

Pas ndryshimit, kërkimet e kryera përmes shiritit të adresës në shfletuesit Firefox dhe Edge do të drejtohen automatikisht përmes Qwant. Megjithatë, përdoruesit do të kenë ende mundësinë të zgjedhin motorë të tjerë kërkimi ose të ndryshojnë cilësimet e tyre sipas preferencës.

The post Parlamenti Europian ndryshon motorin e kërkimit, heq Google duke e zëvendësuar me platformën franceze appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: