Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve këtë të martë në vend. Bëhet me dije se nafta është rritur me 6 lekë për litër nga ndryshimi i fundit më 30 maj dhe benzina me 3 lekë për litër.

Sipas vendimit, nafta do të tregtohet me pakicë jo më shumë se 191 lekë/litër dhe me shumicë jo më shumë se 179 lekë/litër, ndërsa benzina do të shitet me pakicë jo më shumë se 176 lekë/litër dhe me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 ora 15.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

The post Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: