Autoritetet në Greqi janë duke zhvilluar disa hetime intensive për të gjetur një të burgosur që u arratis nga Burgu i Korydallos, afërsisht në orën 8:30 të mëngjesit të së martës, sipas orës lokale, shkruan media greke Kathimerini.
I arratisuri është një 48-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili po vuante një dënim prej shtatë vjetësh e gjashtë muajsh për posedim, shitje dhe transportim droge, si dhe për shkelje të ligjeve për armët, dhe duhej të lirohej në korrik 2031.
Arratisja ka shkaktuar një mobilizim të madh të Policisë Greke, e cila ka nisur një kërkim për arrestimin e tij, ndërsa po shqyrtohen rrethanat e sakta në të cilat 48-vjeçari arriti të arratisej.
Sipas informacioneve të deritanishme, i arratisuri arriti të arratiset duke vrapuar, ndërsa punonjësit e burgut dyshohet se hapën derën për të hedhur mbeturinat nga depoja qendrore e materialeve të burgut .
The post Arratiset 48-vjeçari shqiptar nga burgu i Korydallos në Greqi, nisin kërkimet për kapjen e tij appeared first on Euronews Albania.
