Qeveria e re e Hungarisë planifikon të ristrukturojë regjimin e saj tatimor duke futur një taksë mbi pasurinë që synon çmontimin e rrjetit ekonomik të oligarkëve të krijuar nën ish-kryeministrin Viktor Orban, raporton The Guardian.
Masa synon individët që mbajnë asete që tejkalojnë 1 miliard forintë ose 2.8 milion euro, duke aplikuar një taksë vjetore prej 1 për qind mbi pjesën e pasurive mbi këtë prag.
Ministri i Financave Andras Karman premtoi të japë detaje të mëtejshme në lidhje me kete takse deri më 5 qershor. Manjati i reklamave Balasy Gyula, një nga përfituesit e shquar të kontratave publike gjatë epokës së Orban, kohët e fundit ia dorëzoi shtetit kompanitë e tij dhe një pjesë të kursimeve të tij private nëpërmjet një akti të noterizuar.
“Në situatën aktuale, nuk mendoj se grupi ynë i kompanive ka të ardhme”, deklaroi ai. Kryeministri Peter Magyar, partia Tisza e të cilit siguroi shumicën prej dy të tretash në parlament, njoftoi iniciativën në mediat sociale. “jo një ndëshkim, por një shenjë e drejtësisë sociale dhe solidaritetit në një vend funksional dhe human”, tha Peter Magyar, kryeministër i Hungarisë.
Taksa do të zbatohet për pronën, aksionet e korporatave, asetet jashtë vendit, jahtet, avionët privatë, pikturat luksoze dhe makinat sportive, duke përfshirë asetet në pronësi të bashkëshortëve dhe fëmijëve për të parandaluar shmangien e taksave.
The post Hungaria planifikon taksë të re për oligarkët: Qeveria e Magyar pritet të njoftojë detajet e ligjit appeared first on Euronews Albania.
