“Këto miqësore do ta na shërbejnë edhe për të gabuar”, trajner Maran në prag të Izraelit: Koha s’ka qenë e mjaftueshme

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Izraelin këtë të mërkurë, në kuadër të një sfide miqësore. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë prej orës 20:00. Në prag të këtij dueli ka folur edhe trajneri i kuqezinjve, Rolando Maran.

Ndeshje e nesërme, vetëm aspekt sportiv apo diçka më shumë?

Është e rëndësishme në fakt që të theksoj që kam parë disponibilitet nga lojtarët. Nuk është e lehtë, pasi vijnë pas një sezoni të gjatë dhe të vështirë. Por janë treguar bashkëpunues. Kam shumë gjëra në mendje, por më e rëndësishmja është që të jetë skuadër funksionale dhe i luan këto dy ndeshje. Edhe në aspektin fizik, për lojtarët që kanë luajtur më shumë minuta, varet edhe nga ndeshjet që kanë luajtur me ekipet e tjera. Duhet t’i llogarisim lojtarët për të dyja ndeshjet. Rëndësi ka që të gjithë janë gati, shto këtu edhe kurajën për të dalë në fushë dhe për të bërë mirë.

Uzuni tha që pret të jetë më sulmues me ju si trajner dhe si e vlerësoni Izraelin si kundërshtar?

Sigurisht që siç e kam thënë, ajo çfarë është në fokus, është që të jemi një Shqipëri që kërkon të bëjë ndeshjen më të mirë. Me kaq pak kohë, ka qenë e vështirë për të bërë gjithçka që kemi përgatitur dhe ajo që do të dalë në fushë. Por më ka pëlqyer shumë dëshira dhe motivimi i lojtarëve. Është një skuadër e motivuar, të shohim si do të jetë kjo në fushë. Izraeli nuk është i lehtë, detyron kundërshtarin të luajë keq. Ne duhet të japim intensitet dhe mos të krijojmë shumë hapësira për ta. Ky do të jetë një test shumë i mirë, për mua dhe për lojtarët.

Vetëm dy ditë kohë, mendon se ka qenë kohë e mjaftueshme për të parë idetë tuaja, apo do të shohim një Shqipëri me qasjet e Sylvinhos?  

Koha në fakt nuk është asnjëherë e mjaftueshme kur je trajner dhe punon në Kombëtare, janë pak ditë për të dhënë idetë e tua. Kohë e shkurtër për të njohur lojtarët. Besoj se ka mjaftuar koha për të pasur një koncept të qartë të mënyrës se si duam të luajmë. Ajo çfarë do të jetë e rëndësishme është se si do të përkthehet kjo gjë në fushë ditën e nesërme. Do të na shërbejnë këto ndeshje jo vetëm për idetë e futbollit, por edhe për të gabuar. Duhet të jemi gati mendërisht dhe energjia në skuadër është mjaft e mirë.

Do të kemi synim fitoren apo thjeshtë do të shohim idetë tuaja?  

Sigurisht që rezultati është i rëndësishëm, por edhe performanca. Nëse kemi performancë të mirë dhe vjen rezultati, do të ishte ndeshje perfekte. Janë miqësore, por rezultati ka rëndësi për tifozët. Ata shpresojnë që të fitojmë. Do të futemi në fushë si skuadër dhe për të fituar, me ato pikat tona të forta që i kemi. Do të jetë e vështirë, por nëse rezultati i mirë vjen me performancë të mirë, do të jetë perfekte.

Jeni shkollë e vjetër italiane, në çfarë drejtimi po shkon futbolli? Si sulmues apo si Arsenal në mbrojtje, ku e përfaqësoni aktualisht veten ju?  

Nuk është ndeshje PSG-Arsenal, por është Shqipëria dhe ne duhet të krijojmë ADN në bazë të lojtarëve tanë. Nëse një trajner mban të sigurt dhe konsideron si absolut, nuk mund të evolojë. Unë i vë në diskutim idetë e mia gjithmonë. Futbolli ka ndryshuar, por edhe lojtarët në vitet e fundit. Ajo që mua më pëlqen, është që skuadra kur del në fushë, të bazohet te karakteristikat e lojtarëve dhe të mbyllë ndeshjen me rezultat pozitiv. Çdo skuadër ka vështirësitë e veta, por duhet t’i fshehësh. Ajo që kam thënë edhe në konferencën e parë, më pëlqen të kem skuadër agresive që mban topin. Ndaj Izraelit do të jetë e vështirë, sepse fshihet te detajet e posedimit të topit të skuadrës kundërshtare. Unë dua që skuadra jonë të jetë me kurajo dhe personalitet në fushë.

Do të luani si Sylvinho 4-3-3 apo me skemën tuaj 4-3-1-2?

Kam provuar disa gjëra, edhe pse ka pasur pak kohë për t’u përgatitur. Jam bazuar te karakteristikat e lojtarëve për të parë mënyrën se si do të luajmë. Se si do t’i përgjigjen ato sulmit dhe ideve tona. Do të shohim disa ndryshime, por ka pasur pak kohë, kemi edhe një stërvitje, më pas do të vendosen gjërat. 

The post “Këto miqësore do ta na shërbejnë edhe për të gabuar”, trajner Maran në prag të Izraelit: Koha s’ka qenë e mjaftueshme appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: