Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë.
Osmani theksoi se gjatë takimit diskutuan për hapat që do të ndërmarrin në mënyrë që Kosova të ecë përpara drejt integrimit evropian.
“Ishte kënaqësi të takojmë sot në Prishtinë, Presidentin e Këshillit Evropian, z. Antonio Costa. Përgjatë këtij takimi jashtëzakonisht pozitiv, diskutuam për hapat që do të ndërmarrim në mënyrë që Kosova të ecën përpara drejt integrimit evropian, nëpërmjet statusit të kandidatit për anëtarësim në BE dhe zbatimit të Planit të Rritjes. Kosova duhet të jetë aty ku e meriton, në mesin e kombeve të lira evropiane, e për këtë duhen institucione stabile, të përgjegjshme e që zgjedhin rrugën euro-atlantike në çdo rrethanë”, shkruan Osmani.
The post Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian appeared first on Euronews Albania.
