Kremlini: Ish-kancelari Gerhard Schroder po viziton Rusinë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kremlini konfirmoi të mërkurën se ish -kancelari gjerman, Gerhard Schroder po viziton Rusinë. Mediat shtetërore kishin raportuar më parë se Schroder ishte parë në Moskë. Edhe rrjeti televiziv privat n-tv raportoi të njëjtën gjë, pasi korrespondenti i tij në Moskë e pa Schroder në hotelin Kempinski në Moskë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia e mirëpriti vizitën e tij. Nuk ishte e qartë nëse Schroeder ishte ende në Rusi apo pse ndodhej atje.

Presidenti rus Vladimir Putin e ka cilësuar Schroder si person i duhur që mund të përfaqësojë Evropën në bisedimet e mundshme të ardhshme me Moskën mbi sigurinë e kontinentit evropian, një ide që qeveritë evropiane e kanë hedhur poshtë.

The post Kremlini: Ish-kancelari Gerhard Schroder po viziton Rusinë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: