Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë.
“Sipas informacionit që kemi aktualisht në dispozicion, katër persona kanë humbur jetën”, tha policia, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Mediat kroate raportuan se operacionet e kërkimit janë duke u zhvilluar.
Sipas njoftimeve, ekipet e shpëtimit po kërkojnë edhe dy persona të tjerë. Aeroplani raportohet se po udhëtonte nga Gjermania.
The post Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona appeared first on Euronews Albania.
