Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një kthesë vendimtare drejt ndryshimit dhe bashkimit.

Gjatë një tubimi në Gjilan, Osmani tha se vizioni i saj politik mbështetet në punë konkrete.

“Ne besojmë në punë, jo në premtime të pafunda. Besojmë në rezultate dhe jo në propagandë të tmerrshme. Ne besojmë në aleancën strategjike me SHBA-të dhe jo në shkatërrimin e saj, që Kosovën ta bëjë të pasigurt”, deklaroi ajo.

Sipas Osmanit, forcimi i partneritetit me Shtetet e Bashkuara mbetet një nga prioritetet kryesore për të ardhmen e Kosovës

The post Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: