Albulena Haxhiu nga Samiti në Tivat: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në Tivat ku po përfaqëson Kosovën në samitin BE-Ballkani-Perëndimor, tha se Kosova ka ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe se “ne po punojmë fort për qytetarët tanë dhe për të ardhmen tonë europiane”.

“Siç e dini, ne jemi plotësisht të harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian. Nga ky samit presim diskutime frytdhënëse nga të gjithë përfaqësuesit dhe rezultate pozitive. Prandaj, Kosova e meriton pyetësorin, statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave”, tha ajo.

Haxhiu tha se integrimi i Kosovës në Bashkimin Europian nuk është vetëm një proces teknik, “ai ka të bëjë me prosperitetin, paqen, demokracinë dhe dinjitetin për Europën dhe për qytetarët tanë”.

The post Albulena Haxhiu nga Samiti në Tivat: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: