Një zjarr shpërtheu mesditën e së premtes në një fabrikë të Hondës pranë autostradës AP-7 në Santa Perpetua de Mogonda, pranë Barcelonës. Stafi, rreth 150 persona u evakuuan në mënyrë të sigurt.
Re të zeza gjigante dukeshin në qiell edhe nga një distancë e madhe. Deri më tani nuk ka raportime për viktima ose të lënduar.
Mësohet se po operojnë 28 ekipe tokësore me 17 automjete të Brigadës së Zjarrfikësve të Katalonjës. Përveç kësaj, është kërkuar evakuimi i objekteve fqinje të fabrikës për shkak të frikës nga përhapja e zjarrit.
Po shqyrtohet mundësia që zjarri të ketë filluar nga fotovoltaikët. Mbrojtja Civile e Qeverisë së Përgjithshme të Katalonjës u kërkoi qytetarëve të shmangin zonën dhe në rast se tymi u afrohet shtëpive të tyre, të mbyllin dyert dhe dritaret.
Kryetari i bashkisë së Santa Perpetua, Juan Carlos Mingueza theksoi se tymi nuk është toksik ndërsa shtoi se po shqyrtohet mundësia që zjarri të ketë filluar nga fotovoltaikët në çatinë e fabrikës.
The post Tym i zi mbulon zonën, zjarr në një fabrikë në Barcelonë! Evakuohen punonjësit (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.
