“Mos e shkel gjakun e lirisë” – Protestë para selisë së Vetëvendosjes në Shkup

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një grup qytetarësh zhvilloi sot një protestë simbolike para selisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Shkup, vetëm një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Protestuesit vendosën pankarta me mesazhe kritike ndaj partisë dhe përfaqësuesve të saj politikë.

Në pankartat e vendosura në hyrjen e objektit shfaqeshin slogane si: “Liria nuk shitet”, “Mos e shkel gjakun e lirisë”, “Ata ranë, ju përçani?”, “Amaneti tradhtohet?” dhe “Pushteti kalon, dëmi mbetet”. Mesazhet shprehnin pakënaqësi ndaj zhvillimeve politike dhe kërkonin më shumë përgjegjësi nga faktorët politikë shqiptarë.

Protestuesit akuzuan se interesat personale dhe përçarjet politike po vendosen mbi interesin e përgjithshëm kombëtar, dhe veçanërisht të shqiptarëve ne Maqedoninë e Veriut.

Protesta vjen në një moment të ndjeshëm politik, vetëm pak orë para se qytetarët t’u drejtohen kutive të votimit për të vendosur mbi përbërjen e ardhshme të institucioneve të Kosovës, ndërsa VV ka hapur zyrë elektorale edhe në Shkup

The post “Mos e shkel gjakun e lirisë” – Protestë para selisë së Vetëvendosjes në Shkup appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: