Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu pas procesit të votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentar në vend, ka ftuar të gjithë personat përgjegjës që të angazhohen maksimalisht në mbrojtjen e vullnetit të popullit dhe integritetit të procesit.
“Pas mbylljes së qendrave të votimit, fillon faza vendimtare e procesit zgjedhor, numërimi. Çdo votë është zëri i qytetarëve dhe duhet të trajtohet me përgjegjësinë më të lartë.
Ftoj të gjithë personat përgjegjës që me përkushtim, vigjilencë dhe profesionalizëm të angazhohen maksimalisht në mbrojtjen e vullnetit të popullit dhe integritetit të procesit.
Ju uroj shumë suksese, punë të mbarë dhe që rezultati përfundimtar të pasqyrojë besnikërisht vullnetin e qytetarëve”, shkruan ajo në rrjete sociale.
The post Albulena Haxhiu: Numërimi, proces vendimtar. Përgjegjësit të angazhohen në mbrojtjen e vullnetit të popullit appeared first on Euronews Albania.
