Numërimi i votave ka sjellë një përditësim të ri të rezultatit zgjedhor, ku Lëvizja Vetëvendosje vijon të mbajë vendin e parë me 43.09% të votave, ose 207,253 vota.
Forca e dytë politike mbetet Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ka siguruar 21.82% të votave, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.98%.
Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) renditet e katërta me 7.63% të votave të numëruara deri më tani.
Rezultatet e përditësuara tregojnë se gara për vendin e dytë dhe të tretë mbetet e hapur, ndërsa Vetëvendosje ruan një epërsi të konsiderueshme ndaj kundërshtarëve politikë.
Rezultatet e përditësuara:
- Vetëvendosje – 43.09% (207,253 vota)
- PDK – 21.82% (104,943 vota)
- LDK – 17.98% (86,456 vota)
- AAK – 7.63% (36,683 vota)
Procesi i numërimit dhe verifikimit të votave vijon, ndërsa pritet publikimi i r
The post Numërohen 70 % të votave, Albin Kurti në epërsi me 43 % appeared first on Euronews Albania.
