Kurti thirrje qytetarëve: Votoni. Vendosim për zhvillimin, sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pak minuta më parë ka shpërndarë në rrjetet sociale një video teksa u bën thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend.

Për pak orë do të mbyllet procesi i votimit teksa theksoi se ata që ende nuk kanë votuar kanë ende kohë për të vendosur për zhvillimin dhe sigurinë e Kosovës.

 “Të dashur qytetarë, Kanë mbetur më pak se 3 orë kohë për të votuar. Të gjithë ju, që ende nuk keni votuar, ju lutem ta bëni një gjë të tillë. Për pak minuta vendosim për zhvillim, siguri dhe stabilitet për vendin tonë. E ju që tashmë keni votuar, ftoni miqtë, farefisin e dashamirët të shkojnë për të votuar. Sa më e gjerë vendimmarrja aq më e fortë demokracia dhe Republika jonë.

E juve që ju ka zënë puna të jeni në komuna tjera, mund të votoni me kusht në cilëndo komunë ku jeni. Secila komunë e ka një qendër të votimit bash për këtë punë. Dil dhe voto! Pak kohë ka mbetur. Mos e le për në fund! Ju dua”, shtoi Kurti.

The post Kurti thirrje qytetarëve: Votoni. Vendosim për zhvillimin, sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: