Është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllen në orën 19:00. Procesi është cilësuar i qetë dhe pa problematika madhore. Pjesëmarrja në votim deri në orën 19:00 është 31.72%
Demokracia në Veprim, DnV pak para mbylljes së procesit të votimit u shpreh në një deklaratë për mediat tha se dalja e qytetarëve në zgjedhje është 10% më e ulët sesa dy zgjedhjet e 2025.
Dalja në votime, sipas vëzhguesve të DnV-së, deri në orën 17:00 ishte rreth 29%. Deri në orën 17:00, raste të votimit me dokumente me afat të skaduar janë hasur në 25% të vendvotimeve, deri në 4 raste. Raste të fotografimit të votës kanë qenë gjithsej 25, të hasura në 4% të vendvotimeve.
Është raportuar edhe për disa incidente që kanë të bëjnë me tentime për të votuar në emër të familjarëve të tyre.

The post Mbyllet procesi i votimit në Kosovë, pjesëmarrja 31.72% deri në orën 19:00 appeared first on Euronews Albania.
