Zgjedhjet/ Mbyllet procesi i votimit, exit poll-i nxjerr fitues Albin Kurtin

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Qendrat e votimit janë mbyllur në të gjithë territorin, duke shënuar përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e numërimit të votave në komisionet përkatëse.

Sipas të dhënave deri në orën 17:00, pjesëmarrja në votime ka arritur rreth 29%.

Në krahasim me zgjedhjet e mëparshme parlamentare të zhvilluara gjatë vitit 2025, në të njëjtin orar pjesëmarrja ka qenë rreth 39%, duke shënuar një ulje prej rreth 10 për qind.

Gjithashtu, menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit kanë dalë edhe përgjigjet e para të exit poll-eve.

Sipas exit poll-it, ai që kryeson është Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosja me 42%. Pas tij vjen PDK me 21.6% të votave, ndërsa LDK me vetëm 17%.

gijotina.com/

The post Zgjedhjet/ Mbyllet procesi i votimit, exit poll-i nxjerr fitues Albin Kurtin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: