Nis votimi në Kosovë, kryesuesi i KQZ-së hedh votën i pari. Bën thirrje për pjesëmarrje masive

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi është i pari që e hedh votën në zgjedhjet e sotme.

Ai votoi në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë dhe pas votimit ai u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.

“Sot fillon dita e zgjedhjeve dhe për këtë ditë KQZ ka qenë e angazhuar që nga shpallja e saj për përgatitjet. Të gjitha përgatitjet deri më sot pothuajse kanë përfunduar, tash fillon procesi zgjedhor dhe më pas fillon numërimi në të gjitha qendrat komunale të numërimit. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar, me zgjedhjen e tyre do të zgjedhin përfaqësuesit për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Radoniqi.

The post Nis votimi në Kosovë, kryesuesi i KQZ-së hedh votën i pari. Bën thirrje për pjesëmarrje masive appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: