Deri më tani janë numëruar mbi 94% e votave në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara ditën e sotme në Kosovë.
Sipas informacioneve zyrtare nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje prin me 43,44%, ndiqet nga PDK me 21,36%, LDK me 17,87%, AAK me 7,18% dhe Lista SRPSKA me 5,29% të votave. Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka një rënie, krahasuar me zgjedhjet e kaluara, e cila përllogaritet rreth 6%.
Ndërkohë partia me rritjen më të madhe, krahasuar me zgjedhjet e kaluara, është LDK e drejtuar nga Lumir Abdixhiku, pjesë e listës të së cilës u bë edhe ish-Presidentja Vjosa Osmani gjatë këtyre zgjedhjeve.
Organizata ‘Demokracia në Veprim’ ka bërë një përllogaritje të ndarjes së ulëseve në Parlament, sipas përqindjes ë kanë marrë partitë politike. Me këtë përllogaritje, LVV e Albin Kurtit merr 48 deputetë në Parlament, ose 9 më pak se në zgjedhjet e kaluara. Partia Demokratike e Kosovës merr 24 vende, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 vende dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës merr 8 vende.
The post Si pritet të ndahen vendet në Kuvendin e Kosovës pas përfundimit të zgjedhjeve appeared first on Euronews Albania.
