Vetëvendosje shpall fitoren, merr më shumë se 280 mijë vota

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

Pas më shumë se 95% të kutive të numëruara, partia e Albin Kurtit numëron mbi 280 mijë vota, ku kësaj radhe i mungojnë numrat për krijimin e qeverisë, ndërsa ndiqet nga PDK dhe LDK.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, LVV ka publikuar një foto ku shkruan se festa e madhe e fitores do të mbahet në sheshin “Skënderbe”” në Prishtinë, në orën 23:00.

The post Vetëvendosje shpall fitoren, merr më shumë se 280 mijë vota appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: