Organizata Demokracia në Veprim publikoi rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit, bazuar në të dhënat e mbledhura nga vëzhguesit e saj.
Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje prin me 42.7 për qind të votave, me një marzh gabimi prej 1.7 për qind.
Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 21.5 për qind, me marzh gabimi 1.6 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta me 17.7 për qind dhe marzh gabimi 1.1 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mori 7.1 për qind të votave, po ashtu me marzh gabimi 1.1 për qind.
Këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht dhe ato të diasporës.
The post Zgjedhjet në Kosovë, Demokracia në Veprim publikon rezultatet paraprake appeared first on Euronews Albania.
