Arbër Hoxha kurorëzon dashurinë, yjet e Kombëtares dhe Armand Duka të pranishë në dasmën e tij

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, ka kurorëzuar dashurinë e tij duke u martuar menjëherë pas përfundimit të angazhimeve me ekipin kuqezi në ndeshjet e muajit qershor.

Ceremonia martesore është kthyer në një nga ngjarjet më të komentuara të ditëve të fundit në rrethin e futbollit shqiptar, duke mbledhur së bashku shumë lojtarë, drejtues dhe figura të njohura të sportit.

Mes të ftuarve kanë qenë edhe emra të njohur të Kombëtares si Elseid Hysaj dhe Mirlind Daku, Juljan Shehaj etj ndërsa i pranishëm ishte edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, së bashku me përfaqësues të tjerë të institucionit.

Mes të pranishmëve ishte edhe presidenti i Federatë Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili ishte i shoqëruar nga disa prej lojtarëve të Kombëtares.

“Një festë fantastike dje, mes miqsh të mirë dhe djemve të Kombëtares, në një atmosferë të mrekullueshme. I urojmë nga zemra çiftit një jetë plot dashuri, mirëkuptim dhe bekime në çdo hap të rrugëtimit të tyre. Lumturia e kësaj dite të veçantë ju shoqëroftë gjithmonë”, ka shkruar Duka.

Dasma e Hoxhës vjen menjëherë pas dy ndeshjeve miqësore që kombëtarja luajti në Stadiumin Air Albania, ndaj Izraelit dhe Luksemburgut, ku në të dyja rastet nuk arriti të marrë fitore.

The post Arbër Hoxha kurorëzon dashurinë, yjet e Kombëtares dhe Armand Duka të pranishë në dasmën e tij appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: