UEFA ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të futbollistit 22-vjeçar të AF Elbasanit, Fatjon Bunjaku.
Në një postim të ndjerë, institucioni europian i futbollit i ka përcjellë ngushëllime Federatës së Futbollit të Kosovës, duke shprehur mbështetjen në këtë moment të vështirë për komunitetin sportiv.
“Ne shprehim ngushëllimet dhe mbështetjen tonë më të thellë për Federatën e Futbollit të Kosovës pas ndarjes nga jeta të 22-vjeçarit Fatjon Bunjaku. Mendimet tona janë me familjen, miqtë dhe ish-shokët e tij të ekipit gjatë kësaj kohe të vështirë”, thuhet në reagimin e UEFA-s.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në botën e futbollit, ndërsa figura të ndryshme sportive kanë shprehur solidaritet me familjen dhe të afërmit e të riut.
Fatjon Bunjaku ishte një nga emrat e rinj të futbollit shqiptar, ndarja e të cilit ka lënë pas dhimbje në komunitetin sportiv.
We extend our deepest condolences and support to @FFK_KS following the passing of 22-year-old Fatjon Bunjaku.
Our thoughts are with his family, friends and former teammates during this difficult time.
— UEFA (@UEFA) June 8, 2026
The post UEFA mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të futbollistit të Elbasanit, Fatjon Bunjaku appeared first on Euronews Albania.

We extend our deepest condolences and support to