Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj te enjte në fshatin Besi në Prishtinë. Mësohet se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 5 persona.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti njoftoi se aksidenti është raportuar rreth orës 01:00. Në aksident janë përfshirë tre automjete.
“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Besi të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona”, tha Ahmeti.
Autoritetet po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
The post Aksident i trefishtë në Prishtinë, plagosen 5 persona appeared first on Euronews Albania.
