Bullgaria kërkon më shumë kushte për Maqedoninë e Veriut në procesin e BE-së

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Bullgaria vazhdon të ketë kërkesa ndaj Maqedonisë së Veriut edhe përtej përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, duke e zgjeruar debatin mbi procesin eurointegrues të vendit.

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova dhe ministri i Jashtëm Timço Mucunski deklaruan në Sofje se në procesin e integrimit evropian diskutohen edhe çështje të tjera përveç ndryshimeve kushtetuese.

Sipas tyre, në bisedime u theksua se procesi eurointegrues lidhet edhe me zbatimin e protokolleve dypalëshe dhe punën e Komisionit të Përbashkët për Çështjet Historike.

Presidentja bullgare Ilijana Jotova përsëriti qëndrimin e Sofjes se progresi i Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian varet nga përmbushja e detyrimeve të marrëveshjeve ekzistuese, përfshirë propozimin francez.

The post Bullgaria kërkon më shumë kushte për Maqedoninë e Veriut në procesin e BE-së appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: