Meksika fiton ndeshjen e parë të botërorit ndaj Afrikës së Jugut

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Meksika e ka nisur me fitore Kampionatin Botëror të Futbollit, duke mposhtur Afrikën e Jugut me rezultatin 2-0 në ndeshjen hapëse. Ndeshja e parë u zhvilluar në stadiumin “Azteca” përpara 80 824 spektatorëve.

Skuadra vendase kaloi në avantazh që në minutën e 9-të me golin e Quinones, duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi 1-0.

Në pjesën e dytë, Jimenez dyfishoi shifrat në minutën e 67-të, duke vulosur fitoren e Meksikës.

Takimi, i drejtuar nga arbitri brazilian Sampaio, u karakterizua edhe nga tre kartonë të kuq. Fillimisht u ndëshkuan dy lojtarë të Afrikës së Jugut, Sithole në minutën e 48-të dhe Zwane në minutën e 86-të. Në kohën shtesë, me karton të kuq u ndëshkua edhe mbrojtësi meksikan Montes (90+3’).

The post Meksika fiton ndeshjen e parë të botërorit ndaj Afrikës së Jugut appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: