I dyshuari për sulmin në Berlin Pride qëllohet për vdekje nga policia pas një operacioni kërkimi

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Personi i dyshuar për sulmin me automjet gjatë aktivitetit Berlin Pride është qëlluar për vdekje nga policia gjermane, pas një operacioni të gjerë kërkimi që zgjati disa orë. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet, të cilat bënë të ditur se i dyshuari u përball me efektivët gjatë tentativës për arrestimin e tij.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, sulmi ndodhi gjatë paradës Berlin Pride, kur një automjet u fut mes turmës së pjesëmarrësve, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e të paktën 17 të tjerëve, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Pas ngjarjes, autori u largua nga vendi i sulmit, duke nxitur një operacion të madh policor.

Sipas hetimeve paraprake, i dyshuari kishte lidhje me qarqe islamiste dhe autoritetet po e trajtojnë ngjarjen si një sulm të dyshuar terrorist. Ende nuk janë bërë publike detaje të plota mbi rrethanat në të cilat ai u qëllua për vdekje nga policia.

Hetimet vijojnë për të zbardhur motivet e sulmit dhe për të verifikuar nëse autori ka vepruar i vetëm apo ka pasur bashkëpunëtorë.

The post I dyshuari për sulmin në Berlin Pride qëllohet për vdekje nga policia pas një operacioni kërkimi appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: