Rama uron Kosovën për 27-vjetorin e Çlirimit, publikon pamje nga hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryeministri Edi Rama, në rrjetin social Facebook, ka shprehur urimin e tij me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.

Përkrah mesazhit “Gëzuar 27-vjetorin – Ditën e Çlirimit”, Rama ka ndarë edhe disa pamje të luftëtarëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe forcave të NATO-s që kontribuuan në çlirimin e Kosovës.

Më 12 qershor 1999, trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë, duke i dhënë fund luftës dhe duke hapur rrugën për kthimin e qindra mijëra shqiptarëve të dëbuar nga shtëpitë e tyre.

Hyrja e forcave të NATO-s erdhi pas përfundimit të fushatës 78-ditore të bombardimeve ajrore kundër caqeve ushtarake dhe policore serbe në Kosovë dhe Serbi. Sulmet nisën më 24 mars 1999 dhe përfunduan më 10 qershor, me qëllim ndalimin e fushatës së spastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës. Gjatë operacionit ushtarak, avionët e 13 vendeve anëtare të NATO-s realizuan 38.400 fluturime, ndërsa në 10.484 prej tyre u kryen bombardime. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë fushatës u hodhën gjithsej 26.614 projektilë ndaj objektivave serbe.

The post Rama uron Kosovën për 27-vjetorin e Çlirimit, publikon pamje nga hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: