Elbasani pret Kampionatin e 88-të Kombëtar të Atletikës për të rritur

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Mbi 150 atletë nga 12 skuadra të Shqipërisë po garojnë në stadiumin “Elbasan Arena”, ku prej dy ditësh po zhvillohet Kampionati i 88-të Kombëtar i Atletikës për të rritur.

Në disiplinat e ndryshme të atletikës marrin pjesë sportistë nga i gjithë vendi, ndërsa pjesë e aktivitetit janë edhe atletë nga Kosova, të cilët konkurrojnë jashtë klasifikimit zyrtar.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Izmir Smajlaj, e konsideron këtë kampionat një mundësi të mirë për të vlerësuar nivelin aktual të atletëve shqiptarë dhe për të përgatitur sportistët më të mirë për sfidat ndërkombëtare.

Në garë është edhe rekordmenia shqiptare Luiza Gega, e cila synon të kontribuojë me pikë të rëndësishme për ekipin e Tiranës në luftën për titullin ekipor.

Në konkurrimin e meshkujve, Vllaznia synon të shkruajë historinë. Skuadra shkodrane është pranë titullit të 30-të kampion, që do ta kthente në ekipin më të suksesshëm në historinë e atletikës shqiptare, duke lënë pas Partizanin me 29 tituj. Njëkohësisht, Vllaznia synon të sigurojë edhe trofeun e 18-të radhazi.

The post Elbasani pret Kampionatin e 88-të Kombëtar të Atletikës për të rritur appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: