Një nga koleksionet më të çmuara të trashëgimisë artistike shqiptare ka mbërritur në Francë.
Në Chambéry (Shambery) është hapur ekspozita “Ikonat e Shqipërisë – Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës”, e cila sjell para publikut francez një përzgjedhje të veçantë të ikonografisë shqiptare.
Ekspozita prezanton mbi 45 ikona nga fondi i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës, vepra që pasqyrojnë zhvillimin e artit ikonografik shqiptar ndër shekuj dhe vlerat shpirtërore e kulturore që ato mbartin.
Mes tyre spikasin krijime të emrave më të njohur të ikonografisë shqiptare, si Onufri, vëllezërit Zografi dhe Mësues Kostandini, artistë që kanë lënë gjurmë në historinë e artit mesjetar në Shqipëri.
Ekspozita përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme të diplomacisë kulturore shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Ajo do të qëndrojë e hapur deri më 13 nëntor 2026, duke u dhënë vizitorëve mundësinë të njihen nga afër me një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare.
The post Çelet ekspozita me 45 ikonat e Muzeut të Korçës, arti mesjetar shqiptar prezantohet në Francë appeared first on Euronews Albania.
