Sulmuesi i Real Madridit, Endrick, ka shprehur hapur admirimin e tij për Cristiano Ronaldo, duke e konsideruar si model frymëzimi si në aspektin profesional ashtu edhe personal. Në një intervistë për GQ, 19-vjeçari theksoi rëndësinë e disiplinës gjatë sezonit, duke thënë se “nuk mund të lejojmë gabime që na penalizojnë”.
Ai shtoi se ajo që e lidh më shumë me Ronaldon është etika e punës që në moshë të re, por edhe historia e portugezit, i cili ka kaluar vështirësi të mëdha në fëmijëri përpara se të arrinte suksesin botëror. Aktualisht i huazuar te Lyon për të fituar minuta dhe për t’u rikthyer në formë, Endrick synon të jetë pjesë e Botërorit të ardhshëm, ku sheh edhe Ronaldon si një figurë historike që vazhdon të shkruajë rekorde në skenën ndërkombëtare.
The post Endrick: Ronaldo është frymëzimi im, dua të ndjek shembullin e tij appeared first on Euronews Albania.
