Aleanca mbështet çdo nismë ligjore për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Aleanca ka shprehur mbështetje për çdo nismë ligjore dhe demokratike që synon vendosjen e drejtësisë në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Për më tepër, nga kjo parti deklaruan se ky qëndrim është në përputhje me pozicionin e saj institucional që nga fillimi i procesit gjyqësor.

“Aleanca mbështet çdo iniciativë ligjore dhe demokratike që synon vendosjen e drejtësisë në procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë”, thuhet në një njoftim të Aleancës, që vjen vetëm pak orë pasi PDK propozoi disa ndryshime në ligjin për Dhomat e Specializuara.

Sipas partisë që ka për kryetar Ardian Gjinin, lufta e popullit të Kosovës për liri, e udhëhequr nga UÇK-ja, ishte e drejtë, e pastër dhe e pashmangshme.

“Qëndrojmë fuqishëm në bindjet tona dhe besojmë se në fund të këtij procesi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, do të dalin të pafajshëm. Për ta arritur një gjë të tillë, Kosova dhe institucionet e saj duhet të bëjnë gjithçka që ky proces të përfundojë ashtu siç duhet, me drejtësi të plotë”, thuhet në njoftim.

The post Aleanca mbështet çdo nismë ligjore për ish-krerët e UÇK-së në Hagë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: