Gjermania rikthen makinerinë e golave, nga Curaçao te fitoret historike në Botëror

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Fitorja e thellë e Gjermanisë ndaj Curaçaos me shtatë gola nuk është një rast i izoluar, por vazhdim i traditës së gjatë të “Mannschaft”-it për të dominuar kundërshtarët deri në minutën e fundit. Me gjashtë golashënues të ndryshëm dhe vetëm Kai Havertz që realizoi dy herë, gjermanët treguan edhe një herë forcën e tyre sulmuese.

Historia e Kupës së Botës është e mbushur me fitore bindëse të Gjermanisë. Më e paharrueshmja mbetet triumfi 7-1 ndaj Brazilit në gjysmëfinalen e Botërorit 2014, një ndeshje që tronditi futbollin botëror dhe i hapi rrugën titullit të katërt kampion.

Po ashtu, në Botërorin 2002, Gjermania shënoi fitoren më të thellë në histori në një fazë finale të Kupës së Botës, duke mposhtur Arabinë Saudite 8-0, ndërsa rezultate të tjera të mëdha si 6-0 ndaj Meksikës dhe 7-2 ndaj Turqisë konfirmojnë traditën e saj të goleadave.

Suksesi ndaj Curaçaos shihet si kapitulli më i ri i një historie të gjatë dominimi, që e ka bërë Gjermaninë një nga kombëtaret më të frikshme dhe më të respektuara në futbollin botëror.

The post Gjermania rikthen makinerinë e golave, nga Curaçao te fitoret historike në Botëror appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: