Tifozët japonezë janë bërë viral lidhur me festimin e tyre në ndeshjen kundër Holandës në Kupën e Botës. Gjesti i tyre që priten semaforin jeshil që të mblidheshin në kryqëzim në Tokio për të festuar golin u bë viral ndërsa brenda pak sekondash ata shihen teksa vrapojnë për të liruar rrugën.
Kjo ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Tifozët japonezë shpesh kanë tërhequr vëmendjen për sjelljen e tyre të disiplinuar zakonisht për pastrimin e stadiumit pas ndeshjeve. Ndërsa në vendet e tjera njerëzit thyejnë vitrinat e dyqaneve dhe djegin makina, japonezët po i mësojnë botës rregullat e disiplinës.
The post Pritën semaforin jeshil për të festuar, tifozët japonezë tërheqin sërish vëmendjen për disiplinën e tyre (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.
