Fregata ruse qëllon me armë zjarri jahtin britanik në Kanalin e La Manshit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ministria britanike e Mbrojtjes po heton raportet se një fregatë ruse, Admiral Grigorovich, qëlloi me armë zjarri brenda një rrezeje prej 500 metrash nga një jaht britanik që lundronte pak më shumë se 20 milje në jug të Ishullit Wight.

Nuk janë raportuar të lënduar apo dëme nga jahti, i cili po vazhdon udhëtimin e tij. Një varkë nga HMS Tyne ka vizituar jahtin për të mbledhur detaje dhe për të kontrolluar nëse ekuipazhi është i sigurt.

Incidenti vjen disa ditë pasi Mbretëria e Bashkuar sekuestroi një anije cisternë nafte të lidhur me Rusinë në brigjet e Isle of Wight , hera e parë që forcat britanike kanë udhëhequr sekuestrimin e një anijeje të sanksionuar që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës.

Ministria e Mbrojtjes tha: “Po hetojmë raportet për një incident në Kanal”. Megjithatë, burime nga mbrojtja thanë se po e shihnin këtë si një episod të izoluar, jo të lidhur me përgjimin e Smyrtos nga Mbretëria e Bashkuar.

The post Fregata ruse qëllon me armë zjarri jahtin britanik në Kanalin e La Manshit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: