Prishtinë, protestë masive kundër vendimit të Speciales ndaj drejtuesve të UÇK-së (VIDEO)

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Edhe mbrëmjen e së enjtes është zhvilluar një protestë Prishtinë, para godinës së Qeverisë, kundër vendimit të Speciales ndaj drejtuesve të UÇK-së   

Një grup qytetarësh janë mbledhur sërish sonte para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke protestuar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protestat në Prishtinë kanë nisur që dje, menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit në Hagë. Gjatë ditës së djeshme, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa më pas një pjesë e tyre u drejtua para objektit të Qeverisë dhe selisë së EULEX-it.

The post Prishtinë, protestë masive kundër vendimit të Speciales ndaj drejtuesve të UÇK-së (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: