Shtatë persona në pranga në Itali për sulme terroriste dhe sabotim

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një grup terrorist është shkatërruar nga policia italiane ndërsa kanë vënë në pranga 7 persona. Ata dyshohen për formimin dhe organizimin e një grupi kriminal për të kryer akte dhune me qëllim terrorizmin dhe përmbysjen e rendit demokratik.

Dy prej të arrestuarve dyshohen gjithashtu për pjesëmarrje në ekzekutimin e një sulmi ndaj objekteve të shërbimeve publike, prishje të shërbimeve publike dhe nxitje për të kryer krim, të rënduar nga qëllimi i terrorizmit.

Kjo ka të bëjë konkretisht me sulmin e kryer më 14 shkurt 2026, kundër rrjetit hekurudhor me shpejtësi të lartë Romë-Firence, duke përdorur eksplozivë të papërpunuar por shumë efektivë, të cilët shkaktuan dëme serioze në infrastrukturë, me kosto riparimi prej 455,000 eurosh.

The post Shtatë persona në pranga në Itali për sulme terroriste dhe sabotim appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: