Flamurtari nis epokën e re, Oltijon Kërnaja merr drejtimin e vlonjatëve

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Pas dështimit për t’u ngjitur në Superligë dhe një sezoni jashtë objektivave, Flamurtari i Vlorës ka zyrtarizuar menjëherë trajnerin e ri.

Pankina e vlonjatëve i është besuar ish-trajnerit të Partizanit, Oltijon Kërnaja, ndërsa lajmi është bërë publik në faqen zyrtare të klubit, ku i urohet mirëseardhja teknikut të ri.

“Flamurtari Football Club i uron mirëseardhjen trajnerit të ri, Oltijon Kërnaja! Me besim te puna, përkushtimi dhe vizioni i tij, i urojmë shumë suksese në drejtimin e skuadrës sonë dhe arritjen e objektivave të përbashkëta. Mirë se erdhe në familjen kuqezi, Oltijon!”, thuhet në njoftimin e klubit vlonjat.

The post Flamurtari nis epokën e re, Oltijon Kërnaja merr drejtimin e vlonjatëve appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: