Ndërhyrja e frikshme i kushtoi Botërorin lojtarit kanadez, Maribo lëndoi rëndë edhe Neymarin në 2019 (VIDEO)

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Mesfushori mbrojtës i Katarit, Assim Madibo është rikthyer në qendër të vëmendjes dhe shkak janë goditjet e tij të rrezikshme dhe të ashpra. Performanca e tij agresive solli që Botërori 2026 të mbyllet para kohe për lojtarin e Kanadasë, Ismael Kone.

Dëmtimi që Kone mori në ndeshjen e mbrëmjes së të enjtes ishte i rëndë duke bërë që ai të qëndrojë jashtë fushe për disa muajsh duke humbur mundësinë që të luajë në turneun më të rëndësishëm botëror të futbollit.

“Ndodhi para stolit tonë. E dëgjuam. E kuptova menjëherë sa serioz ishte dëmtimi. Të gjithë e dëgjuam thyerjen e kockës”, tha trajneri i Kanadasë, Jesse Marsch.

Madibo mësohet se vizitoi dhomën e zhveshjes së Kanadasë pas ndeshjes dhe i kërkoi falje Ismail Kone-s për ndërhyrjen e tij.

Mesfushori kanadez iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për të trajtuar dëmtimin dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj.

Skena e rëndë e dëmtimit gjithashtu ka kthyer në kujtesë edhe një herë dëmtimin e Neymar po nga Madibo gjatë një ndeshjeje miqësore me Brazilin në vitin 2019. Dëmtimi solli që Neymar të humbiste pjesën tjetër të Kupës së Amerikës.

The post Ndërhyrja e frikshme i kushtoi Botërorin lojtarit kanadez, Maribo lëndoi rëndë edhe Neymarin në 2019 (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: