Gazeta italiane Il Foglio ka publikuar një audio të transmetuar më herët nga emisioni “L’Aria che tira” në televizionin La7, ku pretendohet se dëgjohet presidenti amerikan Donald Trump gjatë një bisede telefonike me gazetarin italian Daniele Compatangelo.
Compatangelo është gazetar i këtij emisioni në La7 dhe sipas raportimeve mediatike, gjatë kësaj bisede të transmetuar në program, Trump ka komentuar mbi një episod të supozuar me kryeministren italiane Giorgia Meloni në samitin e G7.
Në audio, sipas materialit të publikuar, Trump pretendon se Meloni “ka kërkuar me insistim një foto së bashku” dhe shton se “i erdhi keq për të”. Këto deklarata kanë qarkulluar gjerësisht në mediat italiane dhe ndërkombëtare, duke shkaktuar debat dhe reagime të shumta.
Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar për autenticitetin e plotë të regjistrimit apo për kontekstin e saktë të bisedës së transmetuar.
The post Publikohet audio e pretenduar e Trump me gazetarin italian, tregon kërkesën e Melonit për foto appeared first on Euronews Albania.
