Vuçiç kërcënoi me devijimin e lumit Ibër, reagon DASH: Normalizimi i marrëdhënieve Serbi-Kosovë është i domosdoshëm

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Pas Bashkimit Evropian, një reagim ka ardhur edhe nga SHBA në lidhje me deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër, e cila shkaktoi reagime të shumta.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha për REL se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë prioritete të Shteteve të Bashkuara.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është pjesë e domosdoshme e këtij procesi”, tha një zëdhënës i DASH.

Më herët, Bashkimi Evropian, përmes zëdhënëses Anita Hipper, tha se deklarata të tilla nuk kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiç deklaroi më 9 gusht se autoritetet serbe po shqyrtojnë me ekspertë mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit, duke e lidhur këtë me rrënimin e shtëpive dhe vilave të serbëve pranë Liqenit të Ujmanit në veri të Kosovës.

 

The post Vuçiç kërcënoi me devijimin e lumit Ibër, reagon DASH: Normalizimi i marrëdhënieve Serbi-Kosovë është i domosdoshëm appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: