Futbollisti francez Kenzo Kies ka ndërruar jetë nga mbytja në lumin Ron. Kies, 21 vjeç, i cili luajti për Guingamp në Ligue 2, ishte në gjendje kritike kur u nxor nga uji nga zjarrfikësit të hënën dhe më vonë vdiq në spital.
Kies dhe tre miq hynë në lumin pranë Lionit për t’i shpëtuar vapës përvëluese në Francë, me temperatura që arritën 40 gradë Celsius në disa pjesë të vendit këtë javë.
Tre persona u nxorën në siguri nga shërbimet e emergjencës, por Kies ishte i fundit që u gjet. Dyzet persona janë mbytur nga valët e të nxehtit në Francë që nga e enjtja e kaluar.
Kies ishte pjesë e formacioneve të të rinjve te Lyon dhe Saint-Etienne përpara se t’i bashkohej Guingamp vitin e kaluar, ku luante në ekipin rezervë. Klubi tha se do t’i ofronte mbështetje të plotë familjes së Kies gjatë kësaj përvoje të dhimbshme.
The post U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies appeared first on Euronews Albania.
